• Shërbime të specializuara ambulatore
  • Mansion Sela
    Zaloška cesta 69
    SI-1000 Ljubljana
    Slovenia
  • telefon: +386 1 548 40 80
  • celular: +386 41 639 124
    celular: +386 41 779 057
    faks: +386 1 548 40 81
    e-mail: info@cardial.net
  • WebDesign by www.fiduro.net
SlovenščinaEnglishSerbian languageRussian language

Kontrolli shëndetësor paraprak

Përmbajtaja e programeve paraprake për menaxhera


  1. EKZAMINIM I BRENDSHËM KLINIK DHE I ZEMRËS me përcaktimin e indeksit të peshës së trupit. Nëse indeksi ështe mbi 25 mjafton si faktor i vetëm për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe venave. Matja e barkut, që është tregues i rritjes së yndyrës në zgavrën e barkut. Rritja e përmbajtjes së kësaj yndyre rrit rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe të venave.
  2. LLOGARITË E MUNDËSISË SË SHFAQJES SË TË SËMURIT AKUT TË ZEMRËS NË 10 VJET. Në bazë të të gjitha verifikimeve të kësaj analize mund të llogaritet mundësia e shfaqjes së sëmundjes akute të zemrës, që mund të jetë e vogël (5%) ose e madhe (20%).
  3. ANALIZAT LABORATORIKE TË GJAKUT DHE URINËS SI DHE ZGJERIMI I ANALIZAVE BIOKIMIKE TË GJAKUT.
  4. ANALIZA E JASHTQITJES ME PRANINË E GJAKUT.
  5. ANALIZA E HORMONEVE TË TIROIDES.
  6. PËRCAKTIMI I SHËNUESVE TË KANCERIT:
    te meshkujt:
    • shënuesi i kancerit CEA, që është tregues i kancerit malinj të zorrëve;
    • shënuesi i kancerit CA 19–9, që është tregues i ndryshimeve kanceroze në stomak, pankreas dhe në traktin biliar (tëmthi);
    • shënuesi i kancerit PSA, që është tregues i kancerit të prostatit;
    te gratë:
    • shënuesi i kancerit CEA, që është tregues i tumorit malinj të zorrëve;
    • shënuesi i kancerit CA 19–9, që është tregues i ndryshimeve kanceroze në stomak, pankreas dhe në traktin biliar (tëmthi);
    • shënuesi i kancerit CA 125, që është tregues i kancerit të vezoreve.
  7. MIKROALBUMINURIA – mat sasinë e albuminës (një lloj proteine) në urinë. Prania e saj është shpesh shenja e parë e çrregullimit të hershëm të veshkave te të semurët me diabet dhe ata me presion të lartë të gjakut. Është gjithashtu një prej faktorëve të rrezikshëm për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe venave.
  8. FUNKSIONIN E VESHKAVE E VLERËSOJMË ME LLOGARITJEN E FILTRIMIT GLOMERULAR
  9. G /ELEKTROKARDIOGRAM. Analiza bazë e zemrës, me të cilën vrojtojmë funksionimin e zemrës dhe nga procedimi jonormal i EKG-ës (paraqitja grafika e veprimtarisë elektrike të zemrës) mund të verifikojmë çrregullime të ndryshme të funksionimit të muskujve të zemrës ose sëmundjet e saj.
  10. SPIROMETRIA – testimi i funksionit të mushkërive.
  11. TESTIMI ME NGARKESË i sistemit kardio-vaskular në biçikletë ose në shiritin lëvizës. Analiza mundëson vlerësimin objektiv të gjendjes fizike, lëvizjen e presionit të gjakut dhe ritmit të zemrës gjatë testimit me ngarkesë dhe verifikimin e çrregullimeve në qarkullimin e gjakut në muskujt e zemrës.
  12. EKOKARDIOGRAFIJA – EKZAMINIMI I ZEMRËS ME ULTRATINGUJ me analizën color Doppler mundëson caktimin dhe matjen e zgavrave të zemrës si dhe lëvizjen dhe trashësinë e mureve të zemrës, vlerësimin e gjendjes së valvulave të zemrës dhe cipës së saj, gjerësinë e aortës dhe trashësinë e mureve të saj.
  13. ANALIZA ME ULTRATINGUJ E ARTERIEVE TË QAFËS me sonografinë color Doppler mundëson përcaktimin fotografik joinvaziv të pranisë së ndryshimeve arterosklerotike në cipën e brendshme të venave (shtresimi i yndyrnave dhe i kalçumit), shkaktar i ngushtimit të venave. Ky proces mund të ndikojë në mënyrë të rëndësishme në zvogëlimin e rrjedhjes së gjakut në tru dhe në strukturat e tjera të trurit.
  14. ANALIZA ME ULTRATINGUJ E ORGANEVE TË BRENDSHME TË BARKUT DHE ZONËS SË LEGENIT mundëson vlerësimin e strukturës së mëlçisë, fshikëzës së tëmthit, kanalit biliar, shpretkës, pankreasit, veshkave dhe gjëndrave mbiveshkore, fshikëzës së urinës dhe venave të mëdha. Color Doppler mundëson vlerësimin e çrregullimeve të gjakderdhjes në këto organe. Kontrollojmë gjithashtu organet gjenitale dhe strukturën e prostatit si dhe llogarisim volumin e tij.
  15. ANALIZA DYDIMENSIONALE ME ULTRATINGUJ E TIROIDES DHE STRUKTURAVE TË BUTA TË QAFËS mundëson vlerësimin e madhësisë së tiroides, strukturën e brendshme të tiroides dhe ndryshimet në gjendrat e qafës.
  16. SONOGRAFIA COLOR DOPPLER E TIROIDES DHE STRUKTURAVE TË BUTA TË QAFËS përcakton në mënyrë joinvazive ndryshimet në qarkullimin e gjakut në tiroide dhe strukturat e qafës.
  17. KONTROLL KLINIK TE SPECIALISTI PËR SËMUNDJET E TIROIDES. Në bazë të kontrollit, të analizave me ultratinguj dhe analizave laboratorike të këtij organi, specialisti për sëmundjet e tiroides jep mendimin e tij për gjendjen funksionale të tiroides, këshillon analiza diagnostikimi të mëtejshme dhe sipas nevojës dhe terapi.
  18. KONTROLLI TE OKULISTI
  19. KONTROLLI TE SPECIALISTI I MJEKSISË SË PUNËS, i cili në bazë të kontrollit jep vlerësimin e tij (çertifikatë) të aftësisë për punë. Kontrolli te specialisti i mjeksisë së punës përfaqëson, me të gjitha analizat e përmendura, kontrollin e zgjeruar preventiv të cilin nuk është e nevojshme ta përsërisni diku tjetër.
  20. BISEDA PËRFUNDIMTARE me analizën e kontrolleve të kryera dhe vlerësimin e faktorëve të rrezikshmërisë së lindjes së sëmundjeve të zemrës dhe venave.
  21. RELACION I GJERË ME SHKRIM me rezultatet e të gjitha analizave të kryera dhe gjendjes së përgjithshme, që e merrni me postë në adresën e shtëpisë suaj.

Të gjitha analizat ruhen në media të mbrojtura elektronike, që mundësojnë një analizë krahasimtare me kontrollin e ardhshëm. Rezultatet e analizave merren brenda ditës dhe shqyrtohen në takimin përfundimtar.

ÇMIMI I PAKETIT FILLESTAR ËSHTË 785 EUR.

Fatura, që lëshohet prej nesh, quhet"Kontroll preventiv i zgjeruar nga mjeksia e punës", që mund të kryhet nga punonjësit drejtues. Me qenë se kontrolli preventiv i zgjeruar parashikohet me ligj, nuk bën pjesë në sistemin e bonitetit.

Paketi fillestar zhvillohet të hënave pasdite ose të enjteve paradite.



KONTROLLI MJEKËSOR PREVENTIV I ZGJERUAR

Shërbimet e paketit fillestar të hënave mund të zgjerohen edhe me vizitën te specialisti për sëmundjet e venave, i cili kryen kontrollin klinik dhe ekzaminimin e venave të këmbëve me UZ Doppler.

ÇMIMI I KONTROLLIT MJEKËSOR PREVENTIV TË ZGJERUAR ËSHTË 890 EUR.