• Shërbime të specializuara ambulatore
  • Mansion Sela
    Zaloška cesta 69
    SI-1000 Ljubljana
    Slovenia
  • telefon: +386 1 548 40 80
  • celular: +386 41 639 124
    celular: +386 41 779 057
    faks: +386 1 548 40 81
    e-mail: info@cardial.net
  • WebDesign by www.fiduro.net
SlovenščinaEnglishSerbian languageRussian language

Kontrolli shëndetësor paraprak

Kontroll i zgjeruar paraprak


Sëmundjet e zemrës, të venave si dhe sëmundjet e tjera zhvillohen me ngadalë. Para shfaqjes së simptomave, në trupin tonë ndodhin ndryshime të shumta, që ne vetë nuk mund t’i dallojmë. Gjendjen tonë jo të mirë shëndetësore ia atribuojmë vetëm mënyrës së shpejtë të jetesës, ngarkesës dhe stresit. Me kontrollet paraprake mund të zbulojmë në kohën e duhur ndryshimet e padukshme dhe të rrezikshme, që kërcënojnë shëndetin tonë.

Te ne, në Cardial, është viti i dymbëdhjetë që kryejmë kontrolle shëndetësore paraprake. Mjekët specialistë nga fusha të ndryshme të mjekësisë me njohuritë e tyre dhe me ndihmën e aparaturave mjekësore moderne mund të verifikojnë gjendjen tuaj të mirë shëndetësore, faktorët e rrezikut dhe rreziqet e tjera për shëndetin ose ndryshimet e rezikshme që kanë ndodhur në trupin tuaj. E gjithë kjo mundëson një reagim të menjëhershëm.

Si zhvillohen kontrollet paraprake te ne?

Specialistët tanë kontrollojnë brenda ditës deri në tetë menaxhera, gjë që mundëson një qasje individuale.

Para kontrolleve bisedojmë me ju. Rezultatet e secilës analizë ua shpjegojmë pas çdo analize. Pas përfundimit të kontrolleve vijon biseda pëfundimtare me specialistin, i cili ju shpjegon rezultatet e analizave, nxjerr në pah të gjithë faktorët e rrezikut, u përgjigjet pyetjeve tuaja, ju këshillon dhe ju propozon analiza të tjera, nëse janë të nevojshme.

Në vazhdim po ju prezantojmë përmbajtjen e kontrolleve tona dhe disa informazione të rëndësishme shtesë.

Qasja individuale, kompetenca profesionale, organizimi i mirë, fleksibiliteti dhe mirësjellja janë virtytet tona.