SlovenščinaEnglishSerbian languageRussian language

Vizitat te specialistët dhe analizat

Ambulanca angiologjike


Specialistët kryejnë këto analiza:

  • analiza klinike të venave të këmbëve dhe duarve
  • sonografi Doppler me ngjyra për venat e këmbëve dhe duarve

Me siguri, shumica e të sëmurëve kanë vështirësi, të cilat i atribuohen insufiçencës kronike të venave. Në botën moderne entiteti i kësaj sëmundjeje paraqet një problem të gjerë. Në periudhën fillestare është kryesisht një problem estetik, më vonë shfaqen probleme funksionale, që në fund manifestohen me ulçerat e venave. Vitet e fundit janë arritur njohuri të reja për mënyrën e përballjes me këtë sëmundje. Sigurisht, analiza me ultratinguj kryesisht e venave të thella dhe vlerësimi i kompetencës së venave kryesore të kthyera, përfaqëson një gur themeli në diagnostikimin e insufiçencës kronike të venave. Pikërisht me ndihmën e ultratingujve, të cilët janë bërë të pamungueshëm në trajtimin bashkëkohor të një numri të madh të sëmurëve me insufiçencë kronike të venave, mund ta planifikojmë më mirë shërimin me sukses të kësaj sëmundjeje.

Në qendrën tonë, të sëmurëve mund t’u ofrojmë analizat e lartpërmendura duke kontribuar në suksesin më të mirë të trajtimit të sëmundjes.

Në ambientet e ambulancës Cardial d.o.o., diagnostikimi i kësaj sëmundjeje kryhet nga një ekspert i lartë në këtë fushë.

Shërbimi i ambulancës angiologjike kryhet edhe në fushën e patologjisë së arterieve periferike, ku diagnostikimi me ultratinguj është i një rëndësie të jashtëzakonshme.