Vizitat te specialistët dhe analizat
Ambulanca neurologjike

Specialistët kryejnë këto analiza:
- analiza neurologjike
- ultratinguj për arteriet e qafës
- sonografi Doppler (TCD) për kafkën
- EMG - elektromiografi
Analiza me ultratinguj të arterieve të qafës me sonografi Color Doppler mundëson përcaktimin fotografik joinvaziv të pranisë së ndryshimeve arterosklerotike në cipën e brendshme të venave (shtresimi i yndyrnave dhe i kalçiumit), për rrjedhojë ngushtimin e brendshëm të enëve të gjakut. Ky proces ka një ndikim të rëndësishëm në zvogëlimin e rrjedhjes së gjakut në tru dhe në strukturat e tjera të kokës.
Me ekzaminimet e arterieve të qafës dhe kafkës, trajtohen të sëmurët që kanë kaluar një atak të ishemisë tranzitore, iktus cerebral, te të sëmurët me faktorë rreziku për sëmundjet vaskularocerebrale, te të sëmurët ku dyshohet për mpiksje të gjakut në arterien subklave, te të sëmurët ku dyshohet për marramendje qendrore, te ata me sëmundje degjenerative të shtyllës së qafës me marramendje, me dhimbje koke të pashpjegueshme si dhe te të sëmurët ku dyshohet për aneurizëm aa. për rrethin e Willisit dhe malformimin AV.




