Vizitat te specialistët dhe analizat
Ambulanca e sëmundjeve të tiroides

Specialistët kryejnë këto analiza:
- kontrollin e tiroides
- ultratinguj për tiroiden
- biopsia e tiroides me ultratinguj dhe analizë citologjike
- përcaktimi i hormoneve të tiroides, të antikorpeve dhe sintigrafia
Analiza dydimensionale me ultratinguj e tiroides dhe strukturave të buta në qafë mundëson vlerësimin e madhësisë së tiroides, strukturën e brendshme të saj dhe ndryshimet në gjëndrat e qafës.
Sonografia Doppler me ngjyra e tiroides dhe e strukturave të buta të qafës, përcakton në mënyrë joinvazive ndryshimet në qarkullimin e gjakut në tiroide dhe në strukturat e qafës.
Analiza klinike te specialisti për sëmundjet e tiroides. Në bazë të kontrollit, të analizave me ultrazvok dhe analizave laboratorike të këtij organi, tirologu jep mendimin për gjëndjen funksionale të tiroides, këshillon analiza të tjera diagnostikimi dhe sipas nevojës edhe terapi.




